Wednesday, 27. May 2026
Sport

VIDEO/ Reagim epik! Tifozët e Sitit e ngacmojnë për “Topin e Artë”, Vinicius u tregon…

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Mançester Sitit kishin një lojtar të Realit, që preferuar ta shigjetojnë dje. Në Champions i gjithë presioni qëndronte te Vinicius. Ky i fundit humbi garën për “Topin e Artë” përballë Rodrit, çmim që u përfol gjatë.

Screenshot 2025-02-12 101833

Tifozët anglezë njihen për koret e tyre. “Ku e ke ‘Topin e Artë’?”, dëgjohej nga tribunat e “Etihad Stadium”. Reagimi i Vinicius ishte epik.

Ylli madrilen i sulmit tregoi nga fanella që mbante veshur, 15 trofetë e Champions që ka Reali. Vinicius njihet për temperamentin e tij në të tilla situata. Këtë herë “arma” e tij ishte e fortë.

Reagimi i Vinicius ndaj tifozëve: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: