Thursday, 12. March 2026
Sport

VIDEO/ Real Madrid mbërrin në Mançester, atmosferë elektrizuese para hotelit

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka mbërritur në Mançester pasi ditën e nesërme do të përballet me Mançester Sitin për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.real

Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë ka lënë gjithçka të hapur dhe dy skuadrat do të provojnë deri në fund për një biletë për në finalen e Stambollit. Në prag të këtij takimi, tifozeria madrilene nuk e ka lënë vetëm skuadrën dhe janë bashkuar para hotelit për të mbështetur ekipin e tyre.

Në numër të konsiderueshëm, tifozët e Realit ishin para hotelit duke e përshëndetur skuadrën e tyre në këtë takim të rëndësishëm. Ndeshja mes Sitit dhe Realit do të luhet duke nisur nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: