Sunday, 29. March 2026
Sport

VIDEO/ Reali “detyron” Çelsin të hyjë në merkato, blutë e Londrës firmosin me shokun e… Vrionit

GS 26/08/2023 1 Min. Lesezeit

Çelsi nuk ka në plan të ndalet në merkaton e verës dhe tashmë pasi ka blinduar sulmin me afrime të shumta, londinezët kanë firmosur edhe me një portier. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin serb Xhorxhe Petroviç i cili aktivizohej në MLS me Nju Inglënd.

celsi

Petroviç luante në të njëjtën skuadër me Vrionin, ndërkohë që e ardhmja e tij do të jetë Premier Liga angleze. 23-vjeçari ka firmosur me Çelsin një kontratë që e mban të lidhur për 7 sezone, me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit.

Çelsi nuk u duk se do të ndërhynte në merkato, por pak ditë më parë huazoi Kepan te Reali i Madridit për shkak të dëmtimit të Kortuas. Menjëherë, blutë e Londrës kanë ndërhyrë duke plotësuar hapësirën e lënë nga portieri.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: