Real Madridi i trajnerit Karlo Ançeloti po e kthen në manual pune fitimin e ndeshjeve me përmbysjeve. Ndonëse pësojnë të parët, “los Blamcos” nuk dorëzohen dhe në fund arrijnë të marrin trepikëshin.
Kjo gjë ka ndodhur edhe sot në ndeshjen e javës së 22-të në La Liga, ku Reali ka fituar me përmbysje në shifrat 2-1, si udhëtues në Las Palmas.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. Në minutën e 53-të vendasit kalojnë në avantazh me Havier Nunjoz. Por 13 minuta më vonë madrilenët vendosin barazpeshën me golin e brazilianit Vinicis Zhunior.
Golin e fitores për Realin e shënoi Aurelien Tçuameni, u cili hyri si zëvendësuar dhe realizoi në minutën e 84-t. Me këtë fitore skuadra e trajnerit Ançeloti ka shkuar në kuotën e 54 pikëve duke kryesuar i vetëm La Ligan dhe pas tyre vjen Girona me 2 pikë më pak.
Goli i Las Palmas (VIDEO)
Goli i parë i Realit (VIDEO)
Goli i dytë i Realit (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL