Monday, 25. May 2026
Sport

VIDEO/ Reali mposht Celtan me ‘perlën’ e Mbappesë dhe golin Vinicius, arrin Barçën në krye

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe u përgjigjet me gol akuzave për përdhunim që e kanë trazuar jo pak ditët e fundit.

Sulmuesi francez, i përzgjedhur në formacionin titullar nga Ancelotti për ndeshjen me Celta Vigon në transfertë (1-2), e zhbllokoi takimin në minutën e 20-të me një goditje të pazakontë nga jashtë zonës, me topin që përfundoi atje ku nuk mund ta arrinte portieri vendës.

(Celta Vigo – Real Madrid 1-2, golat)

Vendësit, gjithsesi, ia arritën të barazonin në fillim të pjesës së dytë me Sëedberg, po kundërpërgjigjja e Realit nuk vonoi: Vinicius Junior realizoi golin e fitores në minutën e 66-të i shërbyer nga Luka Modric.

Më këtë sukses, Reali barazon në kuotën e 24 pikëve Barcelonën, që luan këtë të diel me Sevillan.

Teilen: