Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Rekord i ri në moshën 17-vjeçare, kush është sulmuesi shqiptar që realizoi supergol në Danimarkë

GS 28/04/2025 1 Min. Lesezeit

Olti Hyseni ka shënuar dje golin e parë me Sonderjyske në elitën e futbollit danez. Sulmuesi 17-vjeçar realizoi një gol mjaft të bukur, ndërsa skuadra e tij barazoi 2 me 2 përballë Viborg.

bandicam 2025-04-28 14-52-49-858

Hyseni u bë lojtari më i ri, që realizon një gol për Sonderjyske në elitën e Danimarkës. Talenti shqiptar është një zbulim i Soderjyske, që po lufton për mbijetesën. Bashkë me golin, ka asistuar dhe dy të tjerë në gjashtë ndeshjet e fundit.

17-vjeçari numëron paraqitje në miqësore me Danimarkën U-18. Nga tetori ka luajtur në gjashtë ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Goli i Olti Hysenit: (VIDEO)

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: