Saturday, 14. March 2026
Sport

VIDEO/ Rikthimi me gol pas dëmtimit, Berisha e bën “sefte” me skuadrën e re 

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Veton Berisha, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Moldes, në elitën e futbollit norvegjez. Ky ishte goli i parë i 29-vjeçarit me skuadrën e re, teksa në 3 duelet e fundit, nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi.  

berishaaa

Berisha arriti të realizonte në ndeshjen e tij të 9-të, teksa më herët kishte realizuar edhe dy asiste. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi me origjinë shqiptare u transferua në fillim të këtij sezoni, nga radhët e Hamarbit te Molde.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: