Interi e ka mbyllur ndeshjen e fundit të vitit 2023 me një barazim 1-1 përballë Xhenoas në transfertë. Skuadra e Inzagit ka lënë pikë përballë një skuadre që po kalon një formë shumë të mirë në javët e fundit.
Xhenoa festonte në ndeshjen e sotme me një fanellë speciale 130-vjetorin e klubit teksa kishte zgjedhur këngëtaren Rita Ora si imazhin e reklamës për këtë risi. Dhe duket se këngëtarja shqiptare i solli fat Xhenoas e cila u paraqit mjaft mirë ndaj kryesuesve të Serisë A duke rrezikuar disa herë portën e Zomer.
Edhe pse Interi shënoi i pari me anë të Arnautoviç, në fundin e fraksionit të parë të lojës erdhi barazimi me Dragusin për vendasit. Në pjesën e dytë, të dy ekipet u përpoqën të gjenin rrjetën, por pa sukses.
Ndëkrohë, në ndeshjen tjetër të darkës, Lacio ka mundur me shifrat 3-1 Frozinonen falë disa minutave të vrullshëm në pjesën e dytë. Ishte fillimisht Frozinone që shënoi me penalltinë e Sule, por reagim i lacialëve nuk vonoi. Kastejanos dhe Isaksen shënuan 2 gola brenda 2 minutash dhe më pas Patrik vulosi fitoren 3-1 që bën më të gëzueshëm fundvitin e Lacios që bën hapa të rëndësishëm në renditje.
REZULTATET
LACIO-FROZINONE 3-1
71′ Kastejanos, 72′ Isaksen, 84′ Patrik / 57′ (p) Sule
GOLI I PATRIK (VIDEO)
GOLI I ISAKSEN (VIDEO)
GOLI I KASTEJANOS (VIDEO)
GOLI I SULE (VIDEO)
XHENOA-INTER 1-1
45’+7′ Dragusin/ 43′ Arnautoviç
GOLI I DRAGUSIN (VIDEO)
GOLI I ARNAUTOVIC (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
XHENOA-INTER
LACIO FROZINONE
PANORAMASPORT.AL