Roma dhe Juventusi kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 mes tyre në “Olimpico”, në një ndeshje që mund të kishte qenë vendimtare për kualifikimin e skuadrave në fjalë në Ligën e Kampioneve.
Sfida ishte mjaft argëtuese, me të dy skuadrat që dhuruan lojë ta hapur e raste për shënim/ Lukaku e Bremer gjetën golin në pjesën e parë, ndërsa më pas portierët u bënë protagonistë me pritjet e tyre. Por Shezninj e shpëtoi traversa në rastin e gjuajtjes së Kristensen në pjesën e parë, ndërsa shtylla i mohoi golin Kiezës në të dytën.
Në fund, barazimi 1-1 nuk ndryshoi asgjë në renditjen e dy ekipeve me Juventusin që mbeti në vendin e tretë dhe Romën që gjithashtu mbajti të 5-tin që për momentin e dërgon në zonën Champions.
ROMA-JUVENTUS 1-1
15′ Lukaku / 31′ Bremer
GOLI I BREMER (VIDEO)
GOLI I LUKAKU (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ROMA (4-3-1-2): Svilar; Kristensen, Jorente, Ndika, Angelino; Kristante, Paredes, Pelegrini; Baldanci, Lukaku, Dibala.
Trajner: D. De Rosi
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Ueah, MekKeni, Lokateli, Rabio, Kambiaso; Vlahoviç, Kieza.
Trajner: M. Alegri
PANORAMASPORT.AL