Roma nën drejtimin e Daniele De Rosit ka gjetur ritmin e duhur dhe nën drejtimin e ish-mesfushorit, ka siguruar fitoren e dytë radhazi që e afron përsëri me zonën e Ligës së Kampioneve.
Verdhekuqtë kanë triumfuar sot në transfertë me shifrat 2-1 përballë Salernitanës, duke marrë pikë të rëndësishme për moralin dhe padyshim edhe klasifikimin, ku nuk duan të humbasin ritmin e ekipeve që kanë më sipër.
Penalltia e Dibala dhe më pas Pelegrini, siguroi avantazh të dyfishtë për verdhekuqtë në fillimin e pjesës së dytë, para se Kastanos të shkurtonte diferencën për të bërë fundin e ndeshjes më të ethshëm. Por në vërshëllimën përfundimtare, ishte Roma që festoi fitoren e radhës, që e mban në vendin e pestë në renditjen e kampionatit italian.
GOLI I DIBALA (VIDEO)
GOLI I PELEGRINI (VIDEO)
GOLI I KASTANOS (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL