Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë mbetur pak minuta para minutës së 90-të dhe po lufton për të mbrojtur barazimin? Zhoze Murinjo e ka gjithmonë një zgjidhje!
Portugezi duhej të merrte masa, për të shmangur një rezultat më të keq, pas largimit me karton të kuq të Lukakut, teksa më herët ishte ndëshkuar edhe Zalevski me dënimi maksimal, kështu që shpiku një urë komunikimi me portierin nëpërmjet djalit të topave, të cilit i dha një letër me shënime, e cila ka bërë xhiron e rrjetit, duke e shndërruar “Special One” në qendër të vëmendjes.
Porosia u krye me sukses: Rui Patrisio (në një moment u shtri në tokë si i dëmtuar), bëri atë që duhej dhe Roma mundi të mbronte pikën.
Video kur Murinjo i dorëzon letrën me shënime djalit që kap topat është duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni pamjet:
😅 Tras la expulsión de Romelu Lukaku en el Roma – Fiorentina, José Mourinho entregó un papel a un recogepelotas para que se lo llevase a Rui Patricio.
En la nota había una instrucción táctica. pic.twitter.com/kUzkLbBHtq
— Fútbol Italiano 🇮🇹 (@FT_Italiano) December 10, 2023
PANORAMASPORT.AL