Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Roma s’del dot nga kriza, e mposht Verona

GS 03/11/2024 1 Min. Lesezeit

Roma nuk ia doli t’i jepte vazhdimësi fitores së arritur ndaj Torinos në “Olimpico”. Skuadra verdhekuqe, edhe pse realizoi dy gola, nuk mundi të kthehej me pikë nga transferta e Veronës, pasi u mposht 3-2.

Verona – Roma 3-2

Dy herë arritën të barazonin kryeqytetasit me Soule dhe Dovbyk (për Veronën shbllokoi rezultatin Tengsted, ndërsa golin e 2-1 e shënoi Magnani në pjesën e parë), por në fund goli i Horrouit në minutën e 88-të ishte si goditje e rëndë, nga e cila Roma nuk mundi të reagonte më.

Roma, pas kësaj disfate mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, ndërsa Verona ka vetëm një pikë më pak.

Teilen: