Al Nasr pritej të ishte i pandalshëm në këtë sezon, por ekipi ku luan Cristiano Ronaldo pësoi dje një tronditje të madhe. Kampionët në fuqi të Al Itihad i eliminuan nga Kupa duke shkuar në fazën çerekfinale. Ekipi i Mario Mitajt fitoi me rezultatin 1-2.
Humbja e një trofeu i dhemb Ronaldos, i cili nuk e fshehu zhgënjimin pas ndeshjes. Këtë e tregojnë edhe pamjet e shpërndara.
Mitaj bëri mjaft mirë, teksa asistoi edhe golin e parë të takimit. Al Nasr ndërkohë kishte 10 fitore radhazi dhe nuk ishte aspak i përgatitur për këtë moment. Tashmë fokusi kalon në kampionat ku kryeson.
https://streamin.link/v/a789ec76
 
			

