Saturday, 21. March 2026
Sport

VIDEO/ Ronaldo kthehet në “Supermen”, portugezi kërcen mbi të tjerët dhe kualifikon Al Nasr në minutat e fundit

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Al Nasr ka arritur të kualifikohet nga grupet e Ligës së Kampionëve të Arabëve duke barazuar 1-1 me Zamalek, me një gol të shënuar nga Kristiano Ronaldo në minutën e 87’.

ronaldo

Skuadra nga Arabia Saudite pësoi në minutën e 53’ me anë të një penalltie, por atëherë kur shpresat ishin shuar, ishte pikërisht CR7 i cili tha fjalën e fundit.

Pas një krosimi në zonë nga Konan, Ronaldo kërceu mbi të tjerët duke shënuar me kokë dhe duke barazuar takimin, për të kualifikuar në vendin e dytë skuadrën e Al Nasr.

SHIKO VIDEON E GOLIT KËTU

PANORAMASPORT.AL

Teilen: