Kristiano Ronaldo shkoi në Portugali nga Arabia Saudite për të festuar ditëlindjen e 69-të të nënës së tij, Dolores Aveiro, si dhe për të mirëpritur vitin 2024 me familjen e tij. Portugezi e ka theksuar gjithmonë lidhjen e tij të veçantë me nënën e tij dhe për ditëlindjen e saj të 69-të i ka bërë edhe një dhuratë të veçantë.
Motra e Ronaldos, Katia, ka postuar një video në Instagram ku shihet djali i Ronaldos duke e çuar gjyshen e tij në garazhin e familjes. Ata arrijnë pranë një “Porsche Cayenne” të zezë me vlerë 100,000 euro, dhe Dolores më pas shpërthen në lot dhe ulet në makinën e saj të re. Përveç kësaj, Ronaldo solli këngëtarin e saj të preferuar Luan Santana në festën e nënës së tij. Ai e falënderoi me një orë të re Rolex.
Ronaldo dhe Al Naser kanë një muaj pushim. Ndeshja e radhës do të luhet vetëm më 1 shkurt, miqësore ndaj Inter Majemit të Mesit, pushim i cili vjen për shkak të Kupës së Azisë. Dhjetë ditë më vonë i pret faza me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe kampionati vazhdon më 15 shkurt.
Momenti kur djali i Ronaldos i tregon gjyes dhuratën e bërë nga Kristiano (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL