Futbolli në Angli ka pësuar ndryshime të shumta në këtë sezon dhe këto ndryshime kanë përfshirë Premier Ligën si edhe Championshipin. Një ndër to është edhe koha efektive kur luhet futboll dhe në mënyrë që të ketë sa më pak vonesa në fushë, janë shumë detaje që do të ndryshojnë.
Kështu, në rast se bëhet një faull dhe futbollisti i kërkon arbitrit që të ndëshkojë kundërshtarin me të verdhë, atëherë gjyqtari do të ndëshkojë pikërisht lojtarin që kërkoi kartonin. Kështu ka ndodhur me Fred Onjedinman.
Sulmuesi i Roterham pësoi një ndërhyrje të gabuar në ndeshjen kundër Blekbërnit dhe gjyqtari i ndeshjes akordoi faull. Megjithatë, sulmuesi që kishte një karton të verdhë, nuk u kënaq dhe kërkoi nga gjyqtari që të ndëshkonte kundërshtarin, por duke harruar rregullin e ri në futbollin anglez. Kështu, për këtë protestë, gjyqtari i ka treguar kartonin e dytë të verdhë sulmuesit dhe e ka larguar nga fusha e blertë me të kuq.
Fred Onyedinma puts Rotherham 2-0 up in the 48th minute, gets booked for the celebration.
Moments later he’s fouled, asks for a card, and Bobby Madley proceeds to show him his second yellow and send him off.
And Rotherham then draw 2-2…
📹 @Dec_Martin7 pic.twitter.com/i3EhsAmLZE— Edward Walker (@edward_w97) August 12, 2023
PANORAMASPORT.AL