Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Rrengu epik i tifozëve të skuadrës së Brojës, prishin festën e titullit të Liverpulit

GS 28/04/2025 2 Min. Lesezeit

Liverpuli ka fituar titullin kampion në Premier Ligë dhe në rrugët e qytetit ka shpërthyer një festë madhështore, pasi mbështetësit kishin shumë vite pa përjetuar një atmosferë të tillë. Titulli i mëparshëm erdhi në periudhën e COVID dhe asokohe nuk lejoheshin grumbullimet.

dfgfdgfdgdfgfdg

Ndaj festa ka qenë masive, me një “det” të kuq tifozësh në rrugë që festonin këtë sukses. Por shpeshherë, si në stadium gjatë ndeshjes, ashtu edhe mes tifozëve në rrugë, ndizeshin flakadanë me ngjyrën “e ndaluar”, atë blu, duke prishur disa herë atmosferën.

Ngjyra blu përfaqëson rivalët e qytetit, Evertonin, por gjatë festës vazhdimisht kishte flakadanë të tillë që shfaqeshin. Tifozët e Liverpulit nuk i kishin blerë ato me vetëdije, por u mësua se ky ishte në fakt një rreng i tifozëve të Evertonit për t’u prishur festën e titullit.

Raportohet se një prej tyre kishte blerë rreth 1000 të tilla dhe u kishte ndërruar ambalazhimin, duke i shitur në qytet si të kuqe, me mbështetësit e Liverpulit të cilët pa dijeni kishin blerë flakadanët me ngjyrat e rivalëve.

GpnNf2fWMAAv35g

PANORAMASPORT.AL

Teilen: