Saturday, 31. January 2026
Sport

VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, shikoni si Edon Zhegrova turpëron futbollistin e PSG-së

GS 18/12/2023 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova zhvilloi një ndeshje spektakolare ndaj yjeve të PSG-së, teksa rezultoi lojtari me notën më të lartë nga “Flashscore”. Anësori i Lilës zotëron aftësi mjaft të mëdha teknike, duke qenë një rrezik konstant për këdo lojtar, teksa klasin e tij e nxori në pah edhe mbrëmjen e sotme.  

Zhegrovaaa

Zhegrova dribloi me mjaft lehtësi Kang In Lee-në. 24-vjeçari turpëroi mesfushorin e PSG-së, të cilit i kaloi lehtësisht topin mes këmbëve gjatë lojës, ndërkohë që ky moment është duke bërë xhiron e rrjetit.  

Edhe pse në fushë ishin yje të klasit botëror si Mbape, Dembele, Hakimi, Asensio, Kolo Muani, diferencën arriti ta bënte… Edon Zhegrova.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: