Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Sabitzer i siguron kualifikimin në Euro 2024 Austrisë, Azerbajxhani i De Biasit mbetet matematikisht jashtë

GS 16/10/2023 1 Min. Lesezeit

Austria është skuadra e dytë e Grupit F që siguron kualifikimin në Euro 2024. Përfaqësuesja austriake mposht 0-1 në transfertë Azerbajxhanin e Gianni De Biasit, duke barazuar në kuotën e 16 pikëve Belgjikën, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Golin e vetëm që vendosi sfidën u shënua me penallti nga Sabitzer në fillimin të pjesës së dytë.

Eliminohet matematikisht Azerbajxhani, që ka grumbulluar vetëm katër pikë në gjashtë ndeshje. Skuadra e drejtuar nga De Biasi lë poshtë vetëm Estoninë, që ka vetëm një pikë në gjashtë takime./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Sabitzer

Teilen: