Monday, 13. April 2026
Sport

VIDEO/ Saelemaekers bën të heshtë ‘Tardini’, golin e dytë për Milanin e shënon Leao

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Zhbllokohet shumë shpejt takimi i “Tardinit” mes Milanit dhe Parmës. Në minutën e 12’, Alexis Saelemaekers kontrollon me mjeshtëri një pasim të mirë nga Christopher Nkunku. Ai hedh një sy lart dhe gjuan një goditje të pamundur për portierin, duke futur topin në këndin e majtë poshtë, nga skaji i zonës, 0-1.

Parma – Milan 0-2

Goli i Milanit merret në shqyrtim nga VAR-i dhe gjyqtari! Pas rishikimit nga VAR-i, lojtarët e Milanit kanë një arsye për të festuar, pasi gjyqtari Marco Di Bello sinjalizon se goli është i vlefshëm.

Në minutën e 25-të vjen goli i dytë për Milanin, i realizuar nga Leao me penallti, e akorduar me ndihmën e sistemit VAR, 0-2

Teilen: