Interi ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Ataturk” përpara finales së nesërme të Ligës së Kampioneve.
Ekipi zbriti në fushë pas konferencës për shtyp të trajnerit Simone Inzagi dhe futbollistëve Hakan Çalhanoglu, Mateo Darmian e Lautaro Martinez.
Grupi pothuajse është i plotë, teksa në dyshim është vetëm Mikhitarjan dhe Hoakin Korrea.
PANORAMASPORT.AL