Thursday, 16. July 2026
Sport

VIDEO/ Sezon i pafat për Bajramin dhe Kumbullën, Sasuolo humbet kundër Kaljarit dhe bie në Seria B

GS 19/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sasuolo ka humbur me shifrat përfundimtare 0-2 brenda në shtëpi kundër Kaljarit, ndeshje e vlefshme për javën e 37-të të Seria A.

GN8VENFWQAAg7Z-

Falë kësaj disfate, tashmë Sasuolo bie matematikisht nga kategoria, 1 javë përpara fundit të kampionatit. Bajrami dhe Kumbulla nuk arritën dot ta mbanin ekipin e tyre në elitën e futbollit italian. Golat i shënuan Prati në minutën e 71-të dhe Lapadula në minutat e fundit të lojës. Një fitore me tepër vlera për skuadrën e Ranierit që hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

Sasuolo pozicionohet në vendin e 19-të me 29 pikë, ndërsa Kaljari në të 14-in me 36 pikë të koleksionuara.

GOLI I PRATIT 0-1 (VIDEO)

GOLI I LAPADULAS 0-2 (VIDEO)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: