Monza i ka hequr sot Milanit mundësinë që të ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Serisë A, teksa ka mundur me shifrat 4-2 kuqezinjtë në një ndeshje që u mbyll në mënyrë të pabesueshme, me katër gola të shënuar në 8 minutat e fundit të saj.
Trajneri Pioli kishte vendosur që të bënte rotacion në radhët e ekipit, por kjo strategji nuk funksionoi, pasi skuadra la shumë për të dëshiruar pa titullarët e zakonshëm dhe bëri gabime të njëpasnjëshme sidomos me Çau, duke sjellë si pasojë golat e Pesina dhe Mota Karvajo para fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër nga Milani, por planet kuqezinjve u prishën nga karton i kuq i Joviç, i cili la skuadrën me 10 lojtarë. Megjithatë, Zhiru ia dol të shkurtonte diferencën, duke ngjallur shanset e ekipit të tij për një rezultat pozitiv. Insistimi i Pulisiç solli golin e barazimit në minutën e 88 dhe u duk se Milani mund të merrte diçka nga kjo ndeshje e nisur në mënyrën më të keqe.
Por dy lojtarë të huazuar nga Milani te Monza, Maldini dhe Kolombo, ishin ata që fundosën klubin “mëmë”. Maldini nisi kundërsulmin nga erdhi goli i avantazhit i Bondo në minutën e 90 dhe më pas, në minutën e 96, ishte Kolombo ai i cili vulosi fitoren 4-2.
MONZA-MILAN 4-2
45′ (p) Pesina, 45’+6′ Mota Karvajo, 90′ Bondo, 90’+6′ Kolombo / 65′ Zhiru, 88′ Pulisiç
KK’ Joviç
GOLI I KOLOMBO (VIDEO)
GOLI I BONDO (VIDEO)
GOLI I PULISIC (VIDEO)
GOLI I ZHIRU (VIDEO)
KARTONI I KUQ I JOVIC (VIDEO)
GOLI I MOTA KARVAJO (VIDEO)
GOLI I PESINA (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
MONZA (3-4-2-1): Di Gregorio; Izo, Pablo Mari, A. Karboni; Birindeli, Pesina, Galjardini, V. Karboni; Kolpani, Mota Karvajo; Djuriç.
Trajner: R. Paladino
MILAN (4-2-3-1): Menja; Florenci, Çau, Gabia, Hernandez; Benaser, Adli; Çukvueze, Loftus-Çik, Okafor; Joviç.
Trajner: S. Pioli
PANORAMASPORT.AL