Kristiano Ronaldo ishte protagonist në përmbysjen që Al Nasr arriti kundër skuadrës nga Taxhikistani, Istiklol në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke shënuar golin e tij të parë në këtë kompeticion.
Në minutën e 66’, portugezi depërtoi bukur në zonë dhe me një parabël ndëshkoi portierin kundërshtar, duke rivendosur baraspeshën dhe më pas ishte dy herë Taliska që vulosi sfidën.
Still can’t believe Cristiano Ronaldo scored this with his “weak” foot. 🤯pic.twitter.com/gNjmw8W6kP
— CR7centre (@cr7centre) October 3, 2023
Gjithashtu Ronaldo iu kthye dhe festimit të tij të vjetër, për t’i “mbyllur gojën” kritikave: Qetësi, qetësi (Calma, calma), jam unë këtu”, për t’i treguar dhe njëherë të gjithëve që vazhdon të jetë në nivelet më të larta edhe pse në moshën 38-vjeçare.
Cristiano Ronaldo hit the ‘calma, calma’ after scoring his first-ever AFC Champions League goal 🥶
(via @bt3) pic.twitter.com/3nhmQhNEg5
— ESPN FC (@ESPNFC) October 2, 2023
PANORAMASPORT.AL