Real Madrid arriti të fitojë trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës pasi mundi me shifrat 4-1 në finale Barcelonën.
Padyshim njeriu i ndeshjes ishte braziliani Vinicius. Ai arriti të shënonte tripletë ndaj rivalëve të përjetshëm duke qenë vendimtar në fitoren e “Los Blancos”.
Ai u zëvendësua në minutën e 82′ të sfidës atëherë kur gjithçka kishte mbaruar për ti lënë vendin Kamavingës.
Në momentin që po dilte nga fusha ai iu drejtua stolit të Barçës duke bërë me shenjë me duar rezultatin 4-1. Një tallje tipike e futbollistit të Realit. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL