Çelsi i Mauricio Poçetinos duket se po ecën në rrugën e duhur teksa përgatitet për startin e sezonit të ri. Londinezët kanë bërë lëvizje të rëndësishme në merkato dhe synojnë që në këtë edicion, të bëjnë shumë më mirë se sa në atë që mbyllën larg çdo objektivi të mundshëm, në mesin e tabelës së klasifikimit.
Forma që ka treguar ekipi në fazën përgatitore ka qenë bindëse dhe sot, skuadra regjistroi suksesin e radhës në miqësore, duke mposhtur një tjetër ekip të Premier Ligës, Fullhemin, me shifrat 2-0.
Ndeshja e luajtur në Merilend të SHBA, si pjesë e turneut veror amerikan të klubit anglez, u vendos nga golat në pjesën e parë. Tiago Silva dhe Kristofer Nkunku ishin ata që tundën rrjetën për Çelsin, që siguroi kështu një tjetër rezultat pozitiv dhe fitoren e turneut veror të klubeve angleze, “Summer Series”, i cili organizohet nga Premier Liga.
PANORAMASPORT.AL