Roma ka fituar në transfertën me Monzën. Verdhekuqtë kanë triumfuar me shifrat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serinë A.
Dueli u zhbllokua në minutën e 38′ nga Pelegrini dhe në të 42′, Lukaku dyfishoi rezultatin. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa në të dytën për skuadrën e De Rosit shënuan Dibala në të 63′ dhe Paredes në minutën e 82-të. Goli i vetëm për Monzën u realizua në të 87-ën.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 47 pikëve dhe ngjitet në vendin e 5-të ndërsa Monza pozicionohet në vendin e 11-të.
PANORAMASPORT.AL