Wednesday, 21. January 2026
Sport

VIDEO/ Shfryhet “Hirushja” e La Ligës, tani Girona vendos në rrezik edhe zonën Champions

GS 19/02/2024 2 Min. Lesezeit

Atletiko Bilbao ka triumfuar 3-2 ndaj Gironas, në përballjen e La Liga. Vendasit e Bilbaos e filluan takimin me “marshin e pestë”, teksa realizuan me Berenguer, që në minutën e dytë. Të besuarit e Funez Salva dominuan që mbajtjen e topit në fraksionin e parë, por pa mundur dot të vendosin ekuilibrat. 

Bilbao

Ukrainasi Viktor Tsygankov dërgoi shifrat në 1-1, menjëherë sapo filloi pjesa e dytë. Me kalimin e minutave, ndeshja sa erdhi e u bë edhe më interesante. Aleks Berenguer kompletoi dopietën në të 56-tën, duke ndezur festën në shkallët e “Estadio San Mames”. 

Sulmuesi Inaki Uilliams, me eksperiencën e tij, vulosi një herë e mirë fatin e takimit në të mirë të Atletiko Bilbaos, pas golit të shënuar në të 60-tën. Garsia ngushtoi shifrat në të 75-tën, me Gironan që s’bëri dot më shumë se kaq dhe doli nga ndeshja pa pikë.  

Bilbao renditet në vendin e pestë me 49 pikë. Girona është në vendin e dytë me 56 pikë, 6 pikë më pak se Reali kryesues. E nisi si “Hirushja” e La Ligës, por tashmë Girona ka vënë në rrezik edhe zonën Champions. Tashmë diferenca me Bilbaon e vendit të pestë është 7 pikë.  

LA LIGA

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: