Të shumta janë rastet kur klubet dyshojnë në futbollistët e tyre për trukime ose ndeshje në të cilat mund të ndikojnë në rezultat. Dhe në fakt, kështu ka ndodhur në Superligën greke.
Në ndeshjen mes Volos dhe AEK, mbrojtësi sllovak Dominik Kruzliak është përjashtuar nga klubi për shkak të një penalltie që ka shkaktuar në minutën e 93 të takimit. Ndeshja ishte me rezultatin 2-2 dhe pas penalltisë, AEK-u ka shënuar golin e tretë duke marrë fitore.
Vetë klubi ka njoftuar për përjashtimin e lojtarit, teksa në komunikatën zyrtare, njoftohet se lojtarit nuk i urohet as suksese në të ardhmen. “PAE Volos njofton përfundimin e kontratës me pëlqimin e dyanshëm me Dominik Kruzliak. Nuk i urojmë suksese në të ardhmen, por me siguri do ta kujtojmë”.
PANORAMASPORT.AL