Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Shpërthen trajneri i Qazim Laçit dhe Tucit, akuza të rënda pas humbjes në derbi: Ishte e dukshme, prandaj pyesni

GS 11/05/2025 1 Min. Lesezeit

Sparta e Pragës u mposht dje nga Slavia me rezultatin 2-1. Trajneri i Spartës, Lars Fris, shpërtheu me akuza ndaj gjykimit pas ndeshjes.

bandicam 2025-05-11 10-11-16-471

Gjithçka lidhej me një episod, kur Sparta pretendonte për penallti pas prekjes së topit me dorë.

“E keni parë, e dini, prandaj po pyesni. Është dukshëm top i prekur me dorë. Ky është opinioni im, nuk ndryshon gjë nga kampionati që është i merituar nga Slavia. Por të luash një ndeshje këtu, është e tmerrshme. Federata duhet të zgjohet tani”, u shpreh trajneri i Spartës së Pragës.

Sparta regjistroi humbjen e tretë radhazi. Tashmë ka humbur shpresën për zonën Champions, por rrezikon edhe pjesëmarrjen në Europë. Dje Albion Rrahmani shënoi, ndërsa u asistua nga Ermal Krasniqi dje. Qazim Laçi dhe Indrit Tuci morën minuta gjatë pjesës së dytë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: