Futbollisti shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Rapid Bukureshtit në testin miqësor që skuadra rumune zhvilloi ndaj belgëve të Vesterlo që përfundoi me shifrat 2-3 për këta të fundit.
Krasniqi e gjeti golin në minutën e 66-të për të barazuar shifrat në 1-1. Sulmuesi u transferua gjatë merkatos së janarit tek Rapidi nga ekipi tjetër rumun Kluzh për shumën e 1 milionë eurove. Në këtë ndeshje nga minuta e parë e nisën edhe dyshja Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.
Duket se futbollistët shqiptar janë duke bërë ligjin te skuadra e Rapidit teksa kërkojnë të lënë gjurmë me golat e tyre.
🇷🇴 Ermal Krasniqi netted his first goal for Rapid București in their friendly match 🆚 K.V.C. Westerlo! ☄️
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) January 12, 2024
Rapidi tani do t’i rikthehet ndeshjeve në kampionat, ku të premten e 19 janarit do të përballet ndaj Kraiovas, ndeshje kjo e cila do të jetë e para për ta në vitin 2024.
PANORAMASPORT.AL