Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ Shuplakë e rëndë për Lacion, Bolonja i shënon 5 gola dhe i merr vendin në zonën Champions

GS 16/03/2025 1 Min. Lesezeit

Pretendimet e Lacios për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm kanë marrë një goditje të rëndë sot pasi skuadra kryeqytetase ka pësuar një humbje shumë të thellë ndaj një rivali direkt, Bolonjës.

sdfdfsdfsfdsfsdsdfsfd

Kjo e fundit, nën drejtimin e trajnerit Vinçenco Italiano, po bën edhe më mirë se skuadra e vitit të kaluar që drejtohej nga Tiago Mota dhe sot ka dhënë një provë të mirëfilltë force përballë Lacios.

Odgard i dha avantazhin Bolonjës në pjesën e parë, ndërsa në të dytën sulmi i vendasve ishte i furishëm duke gjetur rrjetën me Orsolinin, Ndoj, Kastron dhe Fabian, për të siguruar një fitore të thellë 5-0 që i ngjit në vendin e katërt në renditje.

GOLAT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: