Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Silvinjo e dëshiron për Kombëtaren, lojtari që po spikat në Bundesligë dëmtohet nga ylli i Bajernit

GS 26/04/2025 1 Min. Lesezeit

Antoni Caci la fushën e lojës në minutën e 25-të, ndërsa Mainz po përballet me Bajern Mynih. Lojtari i Mainz në Bundesligë ishte i pafat, pasi u dëmtua nga Sane i cili ndodhej i shtrirë.

bandicam 2025-04-26 16-31-54-227

Arbitri ndaloi ndeshjen sapo pa Cacin, që kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Kujtojmë se 27-vjeçari është përfolur si alternativë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Vetë trajneri Silvinjo e dëshiron për skuadrën kuqezi. Caci ka bërë mjaft mirë këtë sezon duke asistuar 7 gola në kampionat dhe shënuar 1 gol.

Dëmtimi i Antoni Cacit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: