Sunday, 3. May 2026
Sport

VIDEO/ Silvinjo mbledh kuqezinjtë në mes të fushës, Duka i ndjek nga larg si spektator

GS 08/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në “Air Albania” në vigjilje të ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në fillim të seancës stërvitore, trajneri Silvinjo ka mbledhur kuqezinjtë në mes të fushës duke zhvilluar një mbledhje të shkurtër me lojtarët për rëndësinë që kishte përgatitja për ndeshjen në fjalë.

https://streamin.one/v/78cd7625

Më pas kuqezinjtë kanë nisur ushtrime te zakonshme të nxehjes në grupe, para se të fillonin punën taktike për përgatitjen e sfidës ndaj Letonisë.

Në ato momente në cepin e fushës erdhën edhe drejtues të FSHF-së, duke filluar nga presidenti Duka, i cili pa nga distanca përgatitjet e kuqezinjve.

https://streamin.one/v/c81014f4

Teilen: