Thursday, 30. April 2026
Sport

VIDEO/ Sistemi VAR i anulon golin e parë të Ardian Ismajlit me Torinon

GS 25/09/2025 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli e festoi me ekipin atë që do të ishte goli i tij i parë.

Ishte minuta e 49-të, kur mbrojtësi i Kombëtares e dërgoi topin në rrjetë, për të dyfishuar rezultatin e Torinos ndaj Pizës.

Skenën më pas e mori VAR, që e anuloi golin për prekje me dorë.

Mbrojtësi reagoi i habitur pas vendimit që u mor në Kupën e Italisë.

https://streamin.link/v/b9966311

28-vjeçari u bashkua këtë verë me Torinon. Ishte okazion për klubin e Seria A, që firmosi me mbrojtësin pasi i kishte përfunduar kontrata tek Empoli.

Teilen: