Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në ndeshjen mes FK Sloboda Tuzla dhe HSK Posusje, arbitri kryesor ka refuzuar ti drejtohej monitorit të VAR-it, pasi akordoi penallti dhe dha karton të kuq.
Teksa kishin mbetur 10 minuta lojë, gjyqtari Milos Gigovicc i dha Posusjes një penallti ndërsa dy lojtarë kontestuan një goditje me kokë. Ekipi vendas priste që ai të shkontë në VAR për ta konfirmuar, por ai refuzoi dhe në këtë mënyrë lojtarët protestuan dhe zgjodhën të largoheshin nga fusha. Katër oficerë policie rrethuan me shpejtësi arbitrin dhe ndihmësit e tij ndërsa gjakrat u ndezën në fushë.
PANORAMASPORT.AL