Ndeshja e Serisë A mes Leçes dhe Udinezes sot ka dhuruar një skenë me të vërtet të pazakontë për këto nivele në pjesën e parë të saj, kur skuadra mike fitoi një penallti në minutën e 30.
Sulmuesi Lorenco Luka, kapi menjëherë topin për ta gjuajtur, ndërsa ishte Florian Tovë ai i cili duhej të godiste nga pika e bardhë. Luka u rrethua nga shokët e skuadrës, por refuzoi të lëshonte sferën, pavarësisht insistimit të lojtarëve të tjerë.
SHIH VIDEON
Ai edhe u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari për vonesa loje, në këtë episod tejet të pazakontë. Në fund, sulmuesi u leja që të gjuante nga pika e bardhe dhe ai nuk gaboi, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Por asnjë nga shokët e skuadrës nuk shko të festonte me të, pasi u kthyen qetësisht drejt qendrës së fushës. Situata e pazakontë vazhdoi kur vetëm 3 minuta më vonë, trajneri i Udinezes vendosi ta largonte futbollistin nga fusha e lojës, duke e zëvendësuar pa pritur që të mbaronte pjesa e parë.
PANORAMASPORT.AL