Friday, 17. April 2026
Sport

VIDEO/ Skuadra e Uzunit bën surprizën, frenon pretendentët e Barcelonës

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës është ndalur përsëri sot, duke humbur pikë të rëndësishme në ndjekje të Real Madridit kryesues të La Liga. Ekipi i drejtuar nga Çavi, nuk ka marrë më shumë se një pikë në transfertën përballë Granadës së Myrto Uzunit.

GFHG

Kjo e fundit i bëri një start të jashtëzakonshëm sfidës, teksa shënoi pas vetëm 17 sekondash me Brajan Zaragoza. Ishte pikërisht i njëjti futbollist i cili dyfishoi shifrat pak më vonë, pasi përfitoi nga orientimi i plotë i katalanasve drejt sulmit.

Jamal shkurtoi diferencën para fundit të pjesës së parë teksa e dyta foli tërësisht për Barcelonën që kërkoi me ngulm golin e radhës. Atë e gjeti në fund me Serxhi Roberton, duke siguruar të paktën një pikë nga ky duel, edhe pse do i kushtojë shtrenjtë pasi tashmë Reali është i shkëputur me 3 pikë në renditje.

GRANADA 2-2 BARCELONA
1′, 29 Zaragoza / 45’+1′ Jamal, 86′ S. Roberto

GOLI I SERXHI ROBERTO (VIDEO)

GOLI I JAMAL (VIDEO)

GOLI I DYTE I ZARAGOZA (VIDEO)

GOLI I ZARAGOZA (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

uzui

PANORAMASPORT.AL

Teilen: