• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Spektakël dhe dramë, Reali përmbys Sitin në frymën e fundit të “Klasikes” së Champions-it

12/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales së parakohshme mes Mançester Sitit dhe Real Madridit është mbyllur me fitoren dramatike të madrilenëve 2-3.

 

bandicam 2025-02-11 22-53-43-469

Haland zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 19-të, duke mbyllur 45 minutat e para në avantazh për ekipin anglez. Në minutën e 60-të Mbape shënoi golin e barazimit.

Gjithsesi Siti do të rikthehej sërish në avantazh falë një penalltie të Haland në minutën e 80-të, por 6 minuta më pas Brahim Diaz vendosi sërish baraspeshën. Në kohën shtesë, Belingham shënoi golin e tretë që i jep një avantazh skuadrës së Ançelotit në ndeshjen e kthimit.

Falë këtij triumfi, spanjollët kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

FT: MANÇESTER SITI – REAL MADRID 2-3

Haland 18′, 80′ (P) / Mbape 60′ , Brahim Diaz 86′, Bellingham 90+2′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90+2′ GOOOOOL REALI 2-3/ Përmbysje dramatike, Bellingham shënon shtesë dhe shtang tifozët vendas. (VIDEO) 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

86′ GOOOOOL REALI 2-2/ Tundet sërish rrjeta në “Etihad”, kësaj here ishte Brahim Diaz që mposhti portierin Ederson. Futbollisti zgjedh të mos festojë për shkak të së shkuarës te “qytetarët”. (VIDEO) 

80′ GOOOOL SITI 2-1/ Erling Haland nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar sërish në avantazh skuadrën e Guardiolës. (VIDEO) 

77′ Gjyqtari akordon penallti, pas duelit mes Foden dhe Sebajos brenda zonës. (VIDEO) 

75′ Bie disi rritmi i lojës, me vendasit që qarkullojnë topin në kërkim të hapësirave.

63′ Pranë golit të dytë Reali me Valverden, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Ederson. Nuk u besojnë syve madrilenët. (VIDEO) 

60′ GOOOOOL REALI 1-1/ Vendoset baraspesha, spanjollët gjejnë rrugën e rrjetës me Mbape. (VIDEO) 

54′ Minuta të mira për Realin, që provon me Mbape, por kësaj here ishte Ederson i cili bën shpëtimtarin. (VIDEO) 

53′ Provon Reali me Bellingham, por mesfushori nuk koordinohet siç duhet me kokë brenda zonës, pas asistit të Vinicius.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Rrezikshëm Reali me Valverden, tentativa e tij shkon ngjitur me traversën. (VIDEO) 

35′ Sërish pranë golit Siti, kësaj here ishte Foden që tentoi, por u ndal nga Kurtua. (VIDEO) 

25′ Traversa i mohon golin e barazimit, brazilianit Vinicius Zhunior. (VIDEO) 

18′ GOOOOL MANÇESTER SITIT 1-0/ Zhbllokohet sfida, Haland kalon në avantazh skuadrën e Guardiolës. Festë elektrizuese në stadium. (VIDEO) 

11-12′ Shpëton për mrekulli porta e Sitit, Ederson dhe Ake bëjnë shpëtimtarin duke i mohuar golat Mbapesë dhe Mendit. Minutat emocionuese. (VIDEO) + (VIDEO)

9′ Drithërima në portën e Sitit, pozicioni jashtë loje i Vinicius shpëton skuadrën e Guardiolës nga penalltia, pas ndërhyrjes së gabuar të Ederson ndaj yllit brazilian. (VIDEO) 

8′ Vendasit shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Realit.

1′ Supersfida ka nisur me një koreografi thumbuese të tifozëve vendas kundër Vinicius ku shkruhej: “Boll të doli shpirti duke qarë”. Ndërkohë në ekran shfaqet Rodri duke i bërë video koreografisë. (VIDEO) 

bandicam 2025-02-11 20-57-27-306

FORMACIONET ZYRTARE

MANÇESTER SITI: Ederson, Ruben Dias, Ake, Gvardiol, Akanzhi, Stouns, Bernardo Silva, De Bryjn, Savinjo, Grilish, Haland.

Trajner: Pep Guardiola

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Tçuameni, Asensio, Mendi; Sebajos, Kamavinga; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.

Trajner: Karlo Ançeloti

sdffdsfsdffsdfsdfsdsfd

📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @ManCityES pic.twitter.com/RwohiMADHa

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 11, 2025

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi ‘blerjen e shekullit’ nga Real Madridi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.