Tuesday, 28. April 2026
Sport

VIDEO/ Spektakël golash në “Anfield”, Liverpuli kualifikohet në fazën tjetër të Kupës FA

GS 28/01/2024 1 Min. Lesezeit

Liverpuli ka kaluar fazën e 1/16-ave në Kupën FA pas fitores 5-2 ndaj Norviç në shtëpi.

trty

Të kuqtë realizuan në minutën e 16-të me Xhons, ndërsa shumë shpejt u kundërpërgjigjën mysafirët me Gibson. Skuadra e Klopit shkoi në dhomat zhveshjes në avantazh, falë golit të Nunjez në të 28-tën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Hota dhe Van Dajk thelluan epërsinë. Sainz futi përsëri në lojë miqtë me golin e tij në të 69-tën. Por në të 90-ën vendasit “vulosën” suksesin e thellë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: