Saturday, 25. April 2026
Sport

VIDEO/ Spektakël me 4 gola në “Wembly”, Bellingham shmang humbjen ndaj Belgjikës në minutën e 95-të

GS 26/03/2024 1 Min. Lesezeit

Duel emocionues mes Anglisë dhe Belgjikës. Një test miqësor që prodhoi plot 4 gola, por nuk pati fitues, pasi rezultati i sigluar në fund ishte 2-2. 

bellingham

Në pjesën e parë u shënuan 3 gola. I pari që zhbllokoi sfidën ishte Tilemans në minutën e 11-të, ndërkohë që Tonei vendosi baraspeshën në minutën 17-të me penallti.

Në minutën e 36-të ishte sërish radha e Tilemans për të tundur rrjetën, duke shënuar dopietën personale. Kur u mendua se ky test miqësor do të fitohej nga Belgjika, ishte ylli i Anglisë, Xhud Bellingham, i cili në minutën e 95-të shënoi golin e barazimit, duke shmangur kështu humbjen.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: