Siti i Guardiolës ka mundur në “Etihad” Junajtid e ten Hag në derbin e Mançesterit me rezultatin 3-1.
Sfida nisi mjaft mirë për “djajtë e kuq” të cilët kaluan në avantazh falë një supergoli të Markus Rashford në minutën e 8’ të takimit.
“Qytetarët” u përpoqën me të gjitha mënyrat për të barazuar dhe kjo gjë u bë e mundur vetëm nga një tjetër supergol, kësaj radhe nga Foden në pjesën e dytë të takimit.
Ishte sërish ylli anglez që shënoi dhe golin e përmbysjes në minutën e 80’, ndërsa kishte dhe festë për Haland që vulosi fitoren e skuadrës së Guardiolës.
Kështu Mançester Siti vazhdon të jetë në vendin e dytë me 62 pikë, një më pak se Liverpuli kryesues. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid duket se është larg zonës Champions, duke vazhduar në vendin e gjashtë me 44 pikë.
REZULTATI:
MAN. SITI 3-1 MAN. JUNAJTID
Foden 56′, 80′, Haland 90+1′ / Rashford 8′
GOLI I HALADN (VIDEO)
GOLI I DYTË I FODEN (VIDEO)
PRETENDIMI PËR PENALLTI NGA JUNAJTID (VIDEO)
GOLI I PARË I FODEN (VIDEO)
RASTI I HALAND (VIDEO)
PRETENDIMI PËR PENALLTI NGA SITI (VIDEO)
GOLI I RASHFORD (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL