Sunday, 3. May 2026
Sport

VIDEO/ Spektakël pa fitues me katër gola, Mançester Junajtid dhe Totenhemi ndajnë pikët në “Old Trafford”

GS 14/01/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid dhe Totenhemi kanë dhuruar spektakël në “Old Trafford”, duke barazuar 2-2 në supersfidën e javës së 21-të të Premier Ligës.

mancester

Dueli nisi menjëherë me gol, me “djajtë e kuq” që gjetën rrjetën pas tre minutave lojë me Razmus Hojlund, por në të 19’ ishte Riçarlison ai që rivendosi baraspeshën.

Pa u mbyllur pjesa e parë, Markus Rashford kaloi sërish në avantazh skuadrën e Ten Hag, por në fillimin e të dytës, baraspesha u vendos sërish, kësaj radhe nga Bentankur.

Kështu Totenhemi vazhdon të qëndrojë në vendin e 5-ë me 40 pikë, ndërsa Junajtid ngjitet në vendin e 7-ë me 32 pikë, 8 më pak se zona “Champions”.

REZULTATI:

MAN JUNAJTID 2-2 TOTENHEM

Hojlund 3′, Rashford 40′ / Riçarlison 19′, Bentankur 46′

GOLI I BENTANKUR (VIDEO)

GOLI I RASHFORD (VIDEO)

GOLI I RIÇARLISON (VIDEO)

GOLI I HOJLUND (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

01

RENDITJA:

456465465

PANORAMASPORT.AL

Teilen: