• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Spektakël zikaltër, Interi luan “poker” ndaj Udinezes me Asllanin në fushë dhe bën “ligjin” në Serinë A

10/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 4-0, Udinezen në “San Siro”. Një përballje e dominuar totalisht nga skuadra e Inzagit, që arriti të shënonte plot 3 gola në harkun kohor të 7 minutave.  

 INTERRRR

Ishte Çalhanoglu që zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të, nga pika e bardheë e penalltisë, ndërkohë që Dimarko në minutën e 42-të dhe Turam në minutën e 44-t, ngritën shifrat në 3-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, për të kompletuar “pokerin”, mendoi kapiteni Lautaro Martinez, me një gol fantastik nga jashtë zonës.  

Në minutën e 71-të, trajneri Inzagi hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin, i cili mori vendin e Çalhanoglu. Për aq minuta sa qëndroi në fushë, mesfushori shqiptar bëri paraqitje dinjitoze. 

renditja

Për Interin ky ishte suksesi i 12-të në 15 javë, duke kryesuar kështu me 38 pikë, 2 më shumë se Juventusi i vendit të dytë dhe 9 më shumë se Milani i vendit të tretë. Sfidën e radhës Interi e luan në transfertë ndaj Lacios.   

FT INTER-UDINEZE 4-0

Çalhanoglu 37′ (p), Dimarko 42′, Turam 44′, Lautaro Martinez 84′

KOMENTI:

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

84′ GOOOOOL INTER 4-0/ Zikaltërit shënojnë sërish, kësaj here ishte kapiteni Lautaro Martinez që tundi rrjetën me një gjuajtje mjaft të bukur nga jashtë zonës (VIDEO)

79′ Zëvendësim i fundit te Interi, largohet nga fusha Mkhitarjan, vendin e tij e merr Stefano Sensi.

71′ Inzagi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Çalhanoglu dhe Dimarko në fushë Asllani dhe Kuadrado.

68′ Miqtë provojnë të rihapin sfidën duke shënuar me sulmuesin Luka, por goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO)

56′ Dy zëvendësime te Interi, largohen Bastoni dhe Turam, në lojë Karlos Augusto dhe Arnautoviç.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

44′ GOOOOOOL INTER 3-0/ Sërish gol në “San Siro”, kësaj here ishte francezi Turam ai që tundi rrjetën. (VIDEO)

42′ GOOOOOL INTER 2-0/ Skuadra e Inzagit dyfishon shifrat me anë të Dimarkos. (VIDEO) 

37′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohe sfida, Çalhanoglu shënon me 11-metërsh (VIDEO)

33′ Penallti me VAR për Interin, pas pengimit brenda zonës së Lautaro Martinez (VIDEO)

15′ Kundërpërgjigjet Udineze me Pereiran, tentativa e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Shans i artë për miqtë (VIDEO)

13′ Sërish rrezikshëm Interi, pas kombinimit perfekt Barela-Bisek, ky i fundit servir një top të bukur për Dimarkon që provon, por vendimtare ndërhyrja e portierit Silvestri që i mohon golin zikaltërve (VIDEO)

10′ Ndizet dueli, shtylla i mohon golin Lautaro Martinez, pas tentativës me kokë të argjentinasit (VIDEO)

1′ Starton sfida.

FORMACIONI ZYRTAR:

FORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Salah shënon 200 gola me Liverpoolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.