Barcelona është thjesht një makineri golash që shtyp si rul çdo kundërshtar që i del përpara. “Viktima” e radhës e “blaugranave” ishte Espanyoli, që ndoshta duhet të “gëzohet” që nuk pësoi një humbje me të thellë se 3-1.
Të jashtëzakonshëm katalanasit në fazën sulmuese, falë një fenomeni si Yamal, që i la të gjithë më gojë hapur me atë asist fenomenal për Dani Olmon ë rastin e golit të parë, por edhe Raphinha e sërish Dani Olmo me atë goditje tepër të saktë nga jashtë zonës për golin e 3-0.
Praktikisht ndeshja u mbyll në fraksionin hapës, kështu që në pjesën e dytë vendësit e ulën ndjeshëm ritmin, me Flick kreu zëvendësimet e nevojshme për t’u dhënë minuta lojtarëve të stolit si De Jong, Lopez, Kounde, Ansu Fati e Gavi, si dhe për të ruajtur energjitë për ndeshjen e ardhshme në Champions.
Espanyoli përfitoi në një moment nga përgjumja e mbrojtjes së Barcelonës duke shënuar golin e nderit dhe të rezultatit përfundimtar 3-1 nga Paude në minutën e 63-të.