Stiven Shpendi ka realizuar një gol të artë për Karrareze në Serinë B. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Katanzaros në minutën e 81-të, për t’i dhënë 1 pikë skuadrës së tij në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Seria B.
Objektiv i Karrarezes është mbijetesa në këtë sezon. Aktualisht mbajnë vendin e 11 me 3 pikë më tepër se zona e ftohtë.
Shpendi qëndron si huazim te Karrareze. Në Serinë B ka shënuar tri gola gjatë këtij sezoni dhe ka asistuar dy të tjerë.
Goli i Stiven Shpendit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL