Friday, 22. May 2026
Sport

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Rumani, shënon golin e 12 për Dinamon e Bukureshtit

GS 10/03/2025 1 Min. Lesezeit

Astrit Selmani ka shënuar golin e radhës për Dinamon e Bukureshtit. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 87-të, për të vulosur fitoren kundër UTA Arad.

bandicam 2025-03-10 21-02-48-347

Dinamo e Bukureshtit fitoi me rezultatin 0-2. Selmani shfrytëzoi si duhet pasimin që e nxori përballë portierit.

Ky ishte goli i 12 për të në kampionat, teksa ka asistuar edhe 6 të tjerë. 27-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës po spikat, teksa skuadra e tij mban vendin e pestë.

Goli i Astrit Selmanit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: