• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Supergoli i Herri Kejn bën xhiron e rrjetit, sulmuesi i Bajernit shënoi nga gjysmëfusha e tij

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Herri Kejn ka qenë protagonisti absolut në fitoren e sotme 8-0 të Bajern Mynih ndaj Darmshtad. Tre gola dhe asisti për një nga golat e Musiala mbajnë firmën e sulmuesit anglez. Por sidomos goli i dytë, i shënuar në minutën e 69, po bën xhiron e rrjetit dhe ka lënë të mahnitur këdo.

kejn

Sulmuesi britanik mori topin në gjysmëfushën e vet dhe pasi pa se portieri kundërshtar kishte dalë nga porta, nuk ngurroi të lëshonte një gjuajtje të jashtëzakonshme e cila u harkua me saktësi dhe u ndal në rrjetën e Darmshtad, duke çuar shifrat në 5-0.

Një ekzekutim që la lënë gojëhapur edhe shokët e tij të skuadrës, të cilët rrethuan të mahnitur bomberin duke e përgëzuar.

SHIH VIDEON

Me 12 gola të shënuar dhe 5 asiste të dhënë në vetëm 9 ndeshje të luajtura në Bundesligë, Herri Kejn që tani ka treguar se po justifikon plotësisht investimin që bavarezët bënë në verë duke e blerë nga Totenhem.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Urimi i Agim Ademit për arritjen historike të FC Prishtunës 01

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.