Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e parë në Superligën Turke

GS 20/09/2024 1 Min. Lesezeit

 

Taulant Seferi ka gjetur golin e tij të parë me skuadrën e Bodrumsporit në Superligën Turke, I cili ka ardhur përballë Hatayspor.

Në minutën e 27’ të takimit, pas një topi të ngelur në zonë, 27-vjeçari i lindur në Kumanovë arriti ta kontrollonte mjaft mirë dhe me të djathtën nuk gaboi nga shumë afër.

Ky ishte goli i parë i Seferit në aventurën e tij të re pas tre ndeshjesh, i cili u transferua në Turqi nga Vor4skla Poltava e Ukrainës këtë verë.

Teilen: