Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Tedi Cara me formë të jashtëzakonshme në Ukrainë, gol dhe asist për të udhëhequr skuadrën në luftën drejt titullit kampion

GS 04/05/2025 1 Min. Lesezeit

Tedi Cara është lojtari i momentit të Oleksandrija në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit asistoi dhe shënoi gol në fitoren e sotme përballë Polisia Zhytomyr.

bandicam 2025-05-04 19-13-19-732

3 pikë të arta që erdhën nga këmbët e Carës, i cili po udhëheq Oleksandrijën në luftën për titullin kampion. Aktualisht skuadra e tij ka 4 pikë më pak se Dinamo Kiev që kryeson renditjen.

25-vjeçari u afrua në janar te klubi ukrainas. Vetëm në tri ndeshjet e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar një tjetër.

Te Polisia Zhytomyr ndërkohë kujtojmë se luan Andri Hadroj. Ky i fundit ndërkohë nuk llogaritet te skuadra e tij.

Asisti i Tedi Carës: (VIDEO)

Goli i Tedi Carës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: